1. Formë e veprimtarisë shtetërore, krahas asaj ligjvënëse e gjyqësore, për të ushtruar pushtetin shtetëror nëpërmjet organizimit të drejtpërdrejtë të funksioneve të shtetit e të veprimtarisë ekzekutive-urdhërdhënëse; sistemi i organeve shtetërore ose organet ekzekutive-urdhërdhënëse, që ushtrojnë pushtetin shtetëror në formën e kësaj veprimtarie. Administrata shtetërore. Administrata e re (e vjetër). Administrata qendrore. Organet e administratës së shtetit.
2. Njësi organizative e një sektori të ekonomisë ose të kulturës; organi drejtues i një njësie të tillë, së bashku me aparatin përkatës; zyrat e një ndërmarrjeje, kooperative, institucioni ose të një shërbimi shtetëror; ndërtesa e këtij organi ose e këtyre zyrave. Administrata e ndërmarrjes (e kooperativës, e shkollës...). Përgjegjësi i administratës. Punonjësit e administratës. Zyrat e administratës. Kaloj nga administrata në prodhim.
3. përmb. Tërësia e nëpunësve, që veprojnë në aparatin shtetëror ose në një njësi organizative shtetërore. Administrata e fabrikës (e institutit). Shkurtoj administratën.
4. Grupi që ushtron pushtetin politik dhe ekzekutiv në një vend borgjez; nëpunësit e aparatit shtetëror ose të një sipërmarrjeje kapitaliste në një vend borgjez. Administratë e kalbur. Administrata e sipërmarrjes.
5. Organet që ushtrojnë pushtetin në një krahinë ose në një vend të pushtuar dhe veprimtaria e tyre. Administrata ushtarake (koloniale). Administrata e pushtimit.
1. Që ushtron pushtetin shtetëror në formën e veprimtarisë urdhërdhënëse e ekzekutive, që ka të bëjë me organizimin e zhvillimin e kësaj veprimtarie. Pushtet administrativ. E drejta administrative.
2. Që ka të bëjë me njësitë organizative, të cilat ushtrojnë veprimtarinë urdhërdhënëse dhe ekzekutive në emër të shtetit. Njësi (qendër) administrative. Ndarja (harta) administrative. Kufijtë administrative.
3. Që ka të bëjë me punën e administratës; që i përket administratës; që bëhet nga administrata; i administratës. Aparat (këshill) administrativ. Vendim (urdhër, kontroll) administrativ. Masa (metoda) administrative. Me rrugë administrative. Zëvendës për anën administrative.
1. Nga ana administrative; nga pikëpamja e lidhjeve administrative. Administrativisht të pavarur. Lidhet (varet) administrativisht. Bën pjesë administrativisht.
2. Me rrugë administrative, nëpërmjet administratës, me anë të urdhrave e të vendimeve të administratës. Zgjedh administrativisht një çështje. E dënuan administrativisht.
Që ka të bëjë me administrimin e vendit sipas ndarjes në krahina si njësi organizative, të cilat ushtrojnë veprimtarinë urdhërdhënëse dhe ekzekutive. Ndarje administrativo-tokësore. Njësi administrativo-tokësore.
1. Nëpunës i ngarkuar për të ndjekur detyrat e administratës në një ndërmarrje, në një institucion etj.; punonjës me përgjegjësi i administratës. Administratori i ndërmarrjes (i institutit...). Zyra e administratorit.
2. Nëpunës me përgjegjësi në vendet ku sundon prona private, i ngarkuar të administrojë një sipërmarrje a një pasuri dhe të kujdeset për të, që t'i sigurojë fitimet pronarit. Administrator i pronave (i pasurive). Administrator i një banke (i një shoqërie, i minierave...).
1. Drejtoj dhe organizoj punën në një fushë a në një degë të ekonomisë ose të kulturës sipas rregullave dhe ligjeve të shtetit. Administron ekonominë. Administron mirë.
2. Kujdesem për një pasuri ose për një vlerë, që të përdoret mirë sipas rregullave ose sipas nevojave; qeveris, mbarështoj; përdor. Administroj vlerat (të ardhurat, fondet). Administron pasurinë e përbashkët (pronën socialiste).